Duke mposhtur përpjekjet e Parlamentit për të përjashtuar mundësinë e Brexit pa marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe partnerit të tij të dytë më të madh tregtar, kryeministrja Theresa May ka dyfishuar presionin mbi udhëheqësit e BE-së për të pranuar kërkesat e saj.
Të vendosësh armën në kokë, rrallë është një strategji negociuese e suksesshme, siç u tergua kur Greqia kërcënonte të linte euron.
Por rasti i Britanisë është shumë më alarmant. Për më tepër, May kërkon të mbajë hapur kufirin irlandez.
May duket se i ka tejkaluar kundërshtarët e saj të brendshëm. Ajo e ka fituar mundësinë e qëndrimit në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe ndoshta edhe më shumë.
Por, pavarësisht gjithçkaje afati i 29 marsit Brexit do të mbetet i pandryshuar.
Gjatë gjithë karrierës së saj politike, Maji ka përdorur zvarritjen si një strategji. Si sekretare e brendshme, ajo shpesh fitoi beteja kundër ministrave të tjerë thjesht duke refuzuar të shprehë pikëpamjet e saj apo edhe të paraqitej në mbledhje deri në minutat përpara se të vendosej përfundimisht.
Por, udhëheqësit evropianë nuk duhet të bëjnë ndonjë lëshim të çfarëdo lloji. Duket se zyrtarët evropianë dhe britanikë po planifikojnë tashmë një shtyrje të afatit, por të dyja palët hezitojnë ta pranojnë këtë publikisht, sepse ata mendojnë se afati përfundimtar u jep atyre mundësinë për negociata.
Megjithatë, duKet të jetë e qartë se afati në të vërtetë ka dobësuar pozitën negociuese të BE. Është vetëm afati i 29 marsit që ka lejuar Mayn të kërcënojë për Brexit pa marrëveshje. Pa të, May nuk do të ishte në gjendje t’i kërcënonte krerët e BE-së me kaos.
Tani mendoni se çfarë do të ndodhte nëse krerët e BE votojnë për të shtyrë afatin dhe për të vazhduar negociatat e Brexit për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur një marrëveshje vërtet të kënaqshme për të dy palët.
Shkurtimisht, një iniciativë e BE-së për të hequr afatin arbitrar mund të jetë çelësi që zhbllokon Brexit. Në vend që të lejojë vetveten të bëhet rob i kërcënimeve të Mayt, BE mund t’i ofrojë Britanisë kohën për të kërkuar një konsensus kombëtar dhe pastaj të vendosë me qetësi mbi marrëdhëniet e saj të ardhshme me Europën, qoftë një bashkim doganor, një marrëveshje e tregut të vetëm, etj.
Hapi i parë vendimtar është heqja e afatit përfundimtar. Udhëheqësit evropianë duhet ta marrin këtë hap tani.
Anatole Kaletsky është Kryeekonomist dhe Bashkëkryesues i Gavekal Dragonomics. Një ish-kolumnist në Times of London, International New York Times dhe Financial Times, ai është autor i “Kapitalizmi 4.0, Lindja e një Ekonomie të Re”.