Kreu nuk ka ndryshuar nga një javë më parë, edhe për faktin se Lionel Messi ka shënuar dy gola, pavarësisht se Barcelona është ndaluar në barazim 2-2 në shtëpi ndaj Valencias.
Renditja ka ndryshuar më poshtë, pasi Cristiano Ronaldo shënoi një dopietë këtë herë, në barazimin dramatik 3-3 në limit kundër Parmës.
Pra, Messi vazhdon ta udhëheqë renditjen aktuale të “Këpucës së Artë” në Europë, i ndjekur nga Mbappe, ndërsa CR7 është bashkuar me podiumin (tre vendet e para) tashmë.
Talenti francez mundi ta shtrijë rekordin e tij të të shënuarit edhe kundër Lyon, pavarësisht se PSG pësoi humbjen e parë sezonale në Ligue 1.
Në “top 10” shënuesit më të mirë të kampionateve europiane marrin pjesë edhe Quagliarella (Sampdoria), Pépé (Lille) dhe Zapata (Atalanta), ndërsa Leëandoëski (Bayern Munich) dhe Harry Kane (Tottenham) mbeten jashtë këtij grupi lojtarësh.
RENDITJA AKTUALE
1.Messi – 21 gola (42 pikë)
2.Mbappé – 18 gola (36 pikë)
3.Ronaldo – 17 gola (34 pikë)
4.Salah – 16 gola (32 pikë)
5.Cavani – 16 gola (32 pikë)
6.Quagliarella – 16 gola (32 pikë)
7.Pépé 16 gola – (32 pikë)
8.Liliu 31 gola – (31 pikë)
9.Zapata 15 gola – (30 pikë)
10.Aubameyang – 15 gola (30 pikë)
11.Luis Suárez – 15 gola (30 pikë)