05.02.2019 - 18:33
Pas vendimeve më të fundit të Komisionit të Disiplinës, ka reaguar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, që e ka cilësuar situatë alarmante atë që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.
Sipas kreut të skuadrës korçare, policia po vepron në mënyrë të paprecedentë duke fshehur provat, pasi futbollistët e Skënderbeut pretendojnë se janë goditur në Fushë-Krujë.
“Është skandaloze, policia po fsheh provat. Nuk më duhet fare dënimi i Kastriotit, por më intereson zbardhja e atij sulmi”, – deklaroi Ardjan Takaj për “Panorama Sport”.
Kujtojmë se klubi i Kastriotit, pas rasteve të dhunës para ndeshjes me Skënderbeun, u dënua me 2 ndeshje për të luajtur në fushë asnjëanëse, dhe me 50 mijë lekë gjobë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
U dhunuan futbollistët
Skënderbeu kërcënon me bojkot të garës
Dhunohen lojtarët