MENU
klinika

Nga New York Times

Tani askush s’ka më plan për Brexit

18.02.2019 - 13:37

Kaosi i një dalje britanike nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje shpesh është përshkruar edhe me detaje të frikshme, mallrat e bllokuara për javë të tëra, mungesa e ilaçeve, etj. Afati i fundit, ora 11:00 më 29 mars, është më afër seç mendoni.

Megjithatë, Kryeministrja Theresa May dhe Parlamenti i saj duken të aftë vetëm për votime të padrejta.

Votimi i fundit ishte një mocion jopublik për May. Humbja e saj poshtëruese me një votim prej 303 deri në 258 ishte një tjetër shembull i paaftësisë së kryeministres për të kapërcyer një përçarje të thellë brenda partisë së saj.

Foto e marrë nga Personal Today

Megjithatë, me çdo votim të humbur, autoriteti i saj, dhe besimi i Bashkimit Evropian në aftësitë e saj për të arritur ndonjë marrëveshje, zvogëlohet më tej.

Ajo që është alarmante në këtë situatë është se Brexit po shihet si një mënyrë për Britaninë që të riafirmojë në mënyrë dramatike sovranitetin e saj.

Gjithashtu, udhëheqësit evropianë po zhgënjehen gjithnjë e më shumë nga britanikët, sidomos Donald Tusk, president i Këshillit Evropian, i cili në një konferencë shtypi tha: “Ata që mbështesin Brexit, kanë një vend të veçantë në ferr.

 

Foto e marrë nga BBC

Konfrontimi i ardhshëm i May me Parlamentin është vendosur të jetë në fund të muajit, kur ajo duhet të raportojë për përparimin që ka bërë me Bashkimin Evropian.

Mënyra se si po ecën procesi, duke llogaritur për ta lënë votimin për minutën e fundit është seriozisht duke e çuar vendin drejt katastrofës…

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…