MENU
klinika

Të dhënat

Tregu bankar/ Sa është shkalla e përqendrimit?

11.02.2019 - 15:00

Banka e Shqipërisë ka publikuar disa të dhëna për sa i përket tregut bankar.

Bazuar në këto të dhëna, vihet re se përqëndrimi i sistemit bankar shqiptar ka mbetur në nivele të ulëta.

Indeks Herfindahl-Hirschman (HHI):

-Treguesi shqiptar i matur sipas aktiviteteve që zë secila bankë në treg ka dalë 1600 për 2018.

-Ky indeks mund të lëvizë në një shkallë nga një deri në 10 mijë.

-Sa më e lartë të jetë vlera, aq më i përqëndruar është tregu.

-Në dëkadën e fundit indeksi HHI për sistemin bankar shqiptar ka qenë mes 1400-1600.

Pesha e tregut për bankat e mëdha:

-Pjesa e tregut për dy bankat më të mëdha është 44.9%
-Para 5 viteve ka qenë 45.5%.

Totali i depozitave:

-Pesha e dy bankave të mëdha ka rënë më pas se 35.7% nga 37% që ishte 5 vite më parë.

Nëse marrim në analizë tre bankat më të mëdha, totali i aktiveve të tyre zë 58.4%, nga 56.6% që zinte një vit më parë.

Ndërsa pjesa e tyre e tregut në depozita është rritur në 47.2%, nga 46.3% që ishte pesë vjet më parë.

Këto shifra tregojnë se, deri tani, nuk vërehen shenja të ndonjë përqendrimi drastik të tregut bankar krahasuar me periudhat e mëparshme.