MENU
klinika

Golat dhe grupet

UEFA me ndryshime të mëdha në Champions

07.02.2019 - 18:15

Champions League do të ketë ndryshime të mëdha në të ardhmen dhe UEFA është duke e menduar për formatin, madje edhe Europa League e Ligën e Kombeve.

GOLI I SHËNUAR NË TRANSFERTË

Momentalisht, siç e dinë shumica e tifozëve, nëse një duel i zhvilluar në dy ndeshje përfundon me rezultat të barabartë, atëherë golat e shënuara në stadiumin e kundërshtarin llogariten ekstra.

Por, bazuar në komentet e vazhdueshme të disa prej trajnerëve kryesorë të futbollit, organi qeverisës i futbollit evropian mund të jetë i gatshëm ta heqë këtë rregull.

champions league
champions league

“Nuk e kuptoj përse në ndeshjen e kthimit, një ekip i ka tridhjetë minuta për ta shënuar një gol që e ka vlerën më të madhe se goli që e ke shënuar në shtëpi”, – pati thënë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Propozimi i bërë nga Simeone u përkrah nga trajnerët e tjerë në këtë takim, përfshirë ai i Napolit, Carlo Ancelotti dhe i PSG-së, Thomas Tuchel.

Por të reja të rëndësishme të tjera vijnë nga kongresi i UEFA-s në Romë. Sipas asaj që bën me dije “Sportmediaset.it”, po shkohet drejt një formati të në Champions League, që do të aplikohet që nga viti 2024.

champions league
champions league

KATËR GRUPE NGA 8 SKUADRA

Ndryshimi është se do të kalohet nga një kompeticion me tetë grupe me nga katër skuadra në një kompeticion me katër grupe me nga tetë skuadra, njësoj si Euroliga në basketboll.

Ky ndryshim bëhet me qëllimin për të kënaqur edhe vendet e vogla nga FIFA. Po ashtu, do të ketë të reja edhe për VAR-in, që nga 1/8-at do të aplikohet edhe në Champions League.

Nga sezoni i ri, tabelat në stadiume do të ndihmojë edhe spektatorët për përdorimin e VAR-it në lidhje me një episod të caktuar. Në vitet e ardhshme do të shkohet edhe më tej: arbitri me zë të lartë do t’u shpjegojë tifozëve arsyen e vendimit që ka marrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN