MENU
klinika

Mbyllja e kufirit me Brazilin

Venezuelë/ Përleshje për ndihmat, 2 të vdekur

23.02.2019 - 13:02

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 17 janë plagosur të premten në një përleshje midis një komuniteti lokal indigjen dhe ushtrisë venezueliane mbi furnizimet e ndihmave humanitare, sipas autoriteteve lokale.

“Në vend të ndërmjetësimit, ushtria filloi të shtënat”, tha për CNN Emilio Gonzalez, kryebashkiaku i qytetit të Venezuelës, Gran Sabana. Konflikti ndodhi pranë kufirit Brazil-Venezuelë.

Gonzalez tha se një viktimë ishte një grua 34-vjeçare, e cila ishte pjesë e një grupi vendës që përpiqej të lehtësonte kalimin e ndihmës në Venezuelë, një ditë pasi presidenti Nicolas Maduro mbylli kufirin e vendit me Brazilin. Anëtari i Asamblesë Kombëtare Americo De Grazia tha se një person i dytë, një njeri indigjen, kishte vdekur gjithashtu.

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, i cili e ka deklaruar veten president, ka punuar me një grup të partnerëve globalë për të sjellë ushqim dhe ilaçe në Venezuelë, por presidenti aktual Maduro ka kundërshtuar.

Dhuna erdhi pasi dy koncerte nisën në kufirin perëndimor të vendit me Kolumbinë, ku dërgesat e ndihmave nga Shtetet e Bashkuara po qëndrojnë që kur Maduro bllokoi kufirin.

Miliarderi britanik Richard Branson sponsorizoi një shfaqje, duke ftuar yje të Amerikës Latine si legjendat muzikore kolumbiane Carlos Vives dhe Juanes dhe këngëtari reggaeton Maluma.

Maduro organizoi një koncert rival disa qindra metra larg në anën venezueliane.

Presidenti, i cili po përballet me thirrje në rritje për të dhënë dorëheqje, mohon se ekziston një krizë humanitare në vendin e tij dhe sugjeron se përpjekjet e ndihmës janë pjesë e një komploti të SHBA për të organizuar një grusht shteti.

Maduro njoftoi në një fjalim televiziv të enjten se ai po shqyrtonte mbylljen e kufirit të Kolumbisë, dhe paralajmëroi kundër përpjekjes për të sjellë me forcë furnizimet humanitare në vend.

Duke folur për përplasjet vdekjeprurëse të premten pasdite në Gran Sabana, Guaido tha: “Kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres ka kërkuar që dhuna të shmanget në Venezuelë, sipas zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric.