Që nga qershori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqjen nga Real Madrid, ai është i papunë. Jo se i kanë munguar ofertat, madje ai ishte afër drejtimit të Manchester United, por Zinedine Zidane pret momentin e tij.
Trajneri francez duket se është gjithnjë e më afër marrjes së drejtimit të ekipit të Chelsea të Londrës në Premier League. Presidenti Roman Abrahmovich e sheh Zidane si trajnerin e duhur.
Por nga sa raporton “The Sun”, Zidane ka tre kushte që kërkon t’i realizon nëse do të ulet në pankinën e londinezëve dhe tashmë i takon Abrahmovich që të zgjedhë.
Buxheti prej 230 milionë eurosh, rinovimi i Hazard dhe dora e lirë në merkato në krah të administratores së deleguar Marina Granovskia për të ndërtuar një ekip që të luftojë për të fituar çdo kompeticion vitin që vjen janë 3 kushtet.
Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për garat aktuale, por po flitet menjëherë pas përfundimit të sezonit actual. Kështu që deri atëherë nuk dihet se si mund të rrjedhin ngjarjet.