Ndonëse Panucci e la jashtë për humbjen e avionit, portieri shqiptar Thomas Strakosha vijon të marrë vlerësime dhe duket se Tottenham tashmë e ka seriozisht për ta marrë.
Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serie A në këto dy sezonet e fundit. Gardiani i portës shqiptare po bën paraqitje shumë të mira dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve të mëdha.
Sipas asaj që raportohet nga “Il Messangero”, flitet se Tottenhamka gati një ofertë për Strakoshën, ndryshe nga ajo që Liverpool ka bërë verën e shkuar.
Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lazion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë.
Kujtojmë që Liverpool në merkaton e verës së shkuar ofroi 30 milionë euro, por u refuzua nga klubi i kryeqytetit italian.
Tottenham do të zëvendësojë Lloris, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta. Në Londër duan që të kenë një portier të ri dhe me perspektivë.