MENU
klinika

Detajet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes këmbësorja

07.03.2019 - 20:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku humbi jetën një grua, identiteti i të cilës nuk është zbuluar ende.

Sipas informacioneve paraprake të policisë mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar për vdekje një këmbësore rreth 35-40 vjeç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës ‪19:40‬ ndërkohë që policia bën të ditur se po bëhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale.