MENU
klinika

Premier League, java 30

Arsenal i shkakton humbjen e parë Solskjaer-it

10.03.2019 - 19:32

Manchester United ka pësuar humbjen e parë në Premier League që nga 19 dhjetori i 2018-s, kur shkarkohej Mourinho. Është pikërisht Arsenal që triumfon 2-0 në shtëpi përballë “Djajve të Kuq”.

Kjo fitore e Arsenalit e ngjit në vend të katërt, duke ndërruar vendet pikërisht me Manchester United. Komplikohen shumë dy skuadrat (vendi i tretë dhe i katërt) për të zënë dy vende në Champions League.

Pas 10 fitoreve dhe 2 barazimeve, Ole Gunnar Solskjaer ka humbur një ndeshje në Premier League. Përveç luftës për titullin kampion mes Liverpool dhe Man City, beteja për kualifikimin në Champions League është po aq e fortë.

Ishte Granit Xhaka ai që befasoi David De Gea-n me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 12’, duke kaluar të tijtë në avantazh.

United u mundua të reagojë dhe shpërdoroi disa mundësi të mira si  në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Në minutën  69’ erdhi goli i nokautit nga Aubameyang nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, duhet thënë se ishte një penallti e dyshimtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN