MENU
klinika

Bundesliga, Java 24

Bayern me “5 yje”, kap Dortmundin në krye

02.03.2019 - 20:27

Pas humbjes së Dortmundit një natë më parë, pritej reagimi i Bayern Munchen dhe ka ardhur me fitore bindëse 5-1 në transfertë ndaj Borussia M’Gladbach.

Një fitore që vlen shumë për bavarezët, që tashmë arrijnë Dortmundin në krye, me pikë të barabarta, 54. Katër fitoret radhazi të Bayern Munchen ka bërë që tifozët të besojnë shumë te titulli.

Ishte Martinez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ të ndeshjes teksa Thomas Muller, i rikthyer në formacion, ka dyfishuar rezultatin pak minuta më pas.

Vendasit rifuten në lojë me golin e Stindl, por golat e Robert Lewandowski-t (2) dhe Serge Gnabry pas pushimit kanë vulosur fitoren për të besuarit e Niko Kovac.

Me dy golat e shënuar ndaj Gladbach, Lewandowski është ngjitur në vend të tretë të golashënuesve më të mirë të historisë së Bundesliga-s.

Bayern vazhdon të ushtrojë presion ndaj kryesuesve dhe ka vërtetuar edhe njëherë se po kalon një moment pozitiv duke mposhtur një ekip që shumë herë e ka befasuar gjatë viteve të fundit.

Gladbach është konsideruar si “macja e zezë” e Bayern dhe shumë herë e ka mposhtur edhe në Allianz Arena, por sot kampionët në fuqi kanë fituar bindshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN