MENU
klinika

Mbi një milion njerëz kundër Brexit

Britani/ Marshimi më i madh në histori, kërkohet referendum

24.03.2019 - 10:06

Në një nga demonstratat më të mëdha në historinë britanike, një turmë me mbi një milion njerëz dje marshoi në mënyrë paqësore përmes Londrës për të kërkuar që deputetët t’u japin atyre mundësinë për një referendum të ri lidhur me Brexit.

Marshimi i Put it to People, i cili përfshinte protestues nga të gjitha anët e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë shtetas të BE që jetonin në Britani, u zhvillua mes trazirave të jashtëzakonshme politike dhe thirrjeve në rritje ndaj kryeministres Theresa May për të dhënë dorëheqjen. Disa ministra të kabinetit po e konsiderojnë zëvendësin e saj de facto David Lidington si zëvendësimin e duhur të përkohshëm për të.

Organizatorët thanë se ishte e vështirë të gjeje fiks se sa njerëz ishin, por ata besonin se protesta mund të ishte edhe më e madhe se ajo kundër luftës në Irak në shkurt të vitit 2003.

Vendimi nga kaq shumë njerëz për të marrë pjesë, duke valëvitur flamuj të BE-së dhe duke mbajtur figurat e Theresa May  nëpër duar, erdhi vetëm tre ditë pasi kryeministrja u shpreh në një deklaratë televizive drejtuar kombit se ajo besonte se populli britanik nuk kërkonte një referendum tjetër dhe fajësoi deputetët për përpjekjen për të bllokuar vullnetin e tyre.

Politikanë nga të gjitha partitë kryesore u bashkuan me marshimin, duke përfshirë nënkryetarin e punës, Tom Watson, ish-zëvendës kryeministrin Tory Lord Heseltine, kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan dhe kreun e SNP dhe ministrin e parë të Skoci, Nicola Sturgeon.

Duke folur për turmën, Watson tha se May nuk mund ta injoronte marshimin dhe duhej t’i jepte popullit mundësinë për të votuar për here të dytë.

“Në çdo hap, ne jemi injoruar. Mënyra për të ribashkuar vendin tonë është të bashkohemi për të ardhmen tonë. Kryeministre, ti e ke humbur kontrollin. Le ta marrin njerëzit kontrollin.”

Sturgeon tha se vendimi i BE të enjten e kaluar për të vonuar Brexit ditë nga 29 marsi deri më 12 prill më herët kishte krijuar më shumë kohë për të parandaluar katastrofën.

Organizatorët thanë se rrjetet e telefonisë celulare u zhdukën dhe shumë njerëz mezi lëviznin gjatë gjithë pasdites, sepse turma i tejkaloi pritshmëritë. Të shtunën, një kërkesë për revokimin e nenit 50 u miratua 4.5 milionë nënshkrues, duke e bërë atë më populloren e peticioneve ndonjëherë.

Marshimi ndodhi përpara një jave tjetër kritike për Brexit dhe kryeministren.

Të hënën, një grup i fuqishëm parlamentarësh do të përpiqen të kontrollojnë procesin e Brexit në parlament duke siguruar votat indikative mbi alternativat për Brexit, duke përfshirë një opsion të stilit Norvegjez.

The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…