MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Bushi: Andorra? Nuk dorëhiqem

29.03.2019 - 12:36

Kombëtarja U-21 barazoi 2-2 në Andorra dhe pas këtij rezultati ka pasur shumë kritika ndaj ekipit dhe stafit drejtues, pasi u klasifikua një rezultat jo i mirë.

Për këtë qëllim, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme. Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Çfarë ndodhi në 2 ndeshjet?

E thashë që do të jenë të rëndësishme dhe të forta. Me Turqinë ekipi luajti mirë për 90 minuta, e dominuam. Krijuam 3-4 raste për gol, por Turqia me alternativat që ka realizoi një gol në fund për shkak se mbrojtja ishte vendosur keq.

Që vijnë sepse lojtarët tanë nuk luajnë shumë. Kemi probleme në mbrojtje. Në ndeshjen me Andorrën nuk kishim kohën e duhur, sepse udhëtuam direkt. Në fushë plastike na u dëmtua Shehu.

Kërkuam anulimin e ndeshjes për shkak të fushës. Megjithatë, të nesërmen ata vendosën të luanim atje. Na u vra Malaj atje. Nuk është i pranueshëm ky rezultat për ne, por gjithsesi, duke parë rezultatet e tyre, janë të justifikuara.

Thosha gjithmonë pse janë kaq të fortë në shtëpi, por vjen sipasojë e fushës. Do ta shënonim shumë shpejt edhe golin e dytë, por u bë një gabim individual. Nuk duhet ta kishim marrë si barazim.

Përgjegjësi personale?

Do të ndjeja nëse nuk do të bënte ekipi atë që kërkoja unë. Të jeni të sigurtë se jemi më të mirë se Andorra. E dominuam Anodrrën. Vajtëm vetëm 2 herë në portë. Gjithsesi është e pafalshme.

Ekipi po luan mirë. Na penalizoi fusha. Nuk luhet në 2019-tën në atë fushë. Iu drejtuam edhe UEFA-s. I mësojmë lojtarët të luajnë “FAIR”, jo të vonohen siç bëjnë ata.

15 ndeshje zyrtare, vetëm 1 fitore…

Kam evidentuar shumë lojtarë. Rast i fundit është Bajrami që s’ka qenë tek ekipet e moshave. Ky është objektivi i FSHF-së. Këtë më kanë venë si objektiv. Duhet të çojmë sa më shumë në ekipin A.

Kemi luajtur mirë futboll. Lojtarë Shqipëria ka, edhe nga Maqedonia. Skautët janë atje dhe po ndjekin lojtarë. Probleme kemi në repartin e mbrojtjen. Të gjithë Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijet sulmues dhe mesfushora. Po punohet me mbrojtjen dhe shpresoj që të kemi një mbrojtje më të fortë

Ka pasur akuza për qoka…

Nuk bëhet fjalë për qoka. Nuk e imagjinoj dot si mund të bëhët një qokë. Patjetër që mund të gabojmë. Gjithsesi, kemi menduar të bëjmë të mirën. Pavarësisht se në Andorra duhet të kishim fituar.

Opinioni i të tjerëve nuk më intereson. Unë pashë 2-3 lojtarë që nuk dhanë maksimumin në fushë, pavarësisht fushës. Jam i indinjuar me këtë pjesë. Ishte e pafalshme.

Hafizi thotë se nuk mjafton grinta si lojtar…

Dua të bëhem trajner i mirë, por duhet edhe kohë. Objektivat i vënë të tjerët, jo specialistët dhe gazetarët. Mendoj se nëse ne kemi mirë mirë apo keq, është federata që e vlerëson.

Mendoj se kemi bërë mirë deri tani. E keni pranuar dhe ju. Kundërshtarët janë më të fortë, duhet të përgatiti ekipin të shkojë në 15-çe, pastaj ëhstë pjesa e tyre. Ata të shkojnë njëherë të bëjnë golin.

Panucci u shkarkua, ndjeni presion?

Jo fare, s’e kam menduar asnjëherë. Nuk kemi objektiv për tu kualifikuar, është ndeshja e radhës dhe prurja në Kombëtare A.

E sheh Bushi veten si kandidat për Kombëtaren A?

Jam përqendruar këtu, është emocion i madh. S’e kam menduar kurrë për Kombëtaren A. Mund t’i marrim të gjitha pikët, por edhe jo.

Kemi treguar se dimë të luajmë. Mund t’i marrim ne Anglisë, siç na mori Andorra. Në këtë grup do të lëmë shumë ekipe mbrapa nesh.

Ekziston një plan për kombëtaret?

Për të qenë realist, ne jemi të interesuar që të luajmë me 3 sulmues. Është vetëm fillimi dhe mendoj shumë shpejt do të bëjmë edhe këtë.

Nuk është se duhet bërë 100%. Ne duhet të marrim një model. Ata, Holanda, Italia, kanë shumë lojtarë dhe mund t’i provojnë këto. Do të bëhet diçka shumë e mirë me ekipet kombëtare. Është diçka e mirë.

Ishte zgjedhje mos ta kthenit Selmanin?

Objektvi është ekipi Kombëtar A, nëse atyre u duhet…

Salihi do të tërhiqet këtë fundjavë nga futbolli…

Më vjen keq, sepse e di që është një moment i vështirë për çdo futbollist. Salihi ka qenë sulmues i jashtëzakonshëm brenda zone, i cili na mungon tani. I uroj shumë suksese në të ardhmen, si trajner.

Grumbullimi ardhshëm? 

Mala më tha kishte dëmtim. Nuk e di formën fizike, por nëse luan sot në Shkodër diçka nuk shkon. Të gjithë trajnerët më marrin në telefon më thonë mos ta luaj shumë. Në grumbullimin e ardhshëm do të ketë mungesa.

2-3 trajnerë më kanë marrë, po si them me emra. Është gjëja më maksimale të luash me Kombëtaren. Në kohën tonë edhe portier të na thoshnin do të vinim të luanim. Për t’u bërë i mirë duhet të përqëndrohesh te fusha, ndrysha jeta të njxerr jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN