MENU
klinika

Tri humbjet radhazi

Dështimi i Realit, tifozët duan “kokën” e Perez

06.03.2019 - 11:34

Tri humbje radhazi në “Santiago Bernabeu”, dy eliminime dhe largim nga titulli, 8 gola të pësuar, kanë bërë që tifozët e Real Madrid të shpërthejnë në akuza dhe të kërkojnë largimin e presidentit.

Ky sezon për Real Madridin mund të quhet i përfunduar me skuadrën “Los Blancos”, që është jashtë çdo objektivi, kur një vit më parë madrilenët thyenin vetëm rekorde.

E gjithë situata ka shkaktuar zemërimin e tifozëve, të cilët shohin si fajtorin kryesor presidentin e Realit, Florentino Perez. Ata janë mbledhur jashtë “Bernabeut” nga ku dëgjohen thirrjet që i kërkojnë Perezit të japë dorëheqjen.

Perez lejoi në verë largimin e dy benjaminëve të tifozërisë, si Cristiano Ronaldo dhe trajnerin Zinedine Zidane, që shkruan historinë me Realin.

Si të mos mjaftonte kjo, Perez nuk nënshkroi me asnjë zëvendësues të denjë për Ronaldon, ndërsa në stol pas Zidane, fillimisht Lopetegui dhe tashmë Solari kanë dështuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN