MENU
klinika

Kombëtarja

Dobët kuqezinjtë, Turqia shënon të dytin

22.03.2019 - 22:10

Kombëtarja shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020. Një gabim fillimisht i Gjimshitit dhe më pas Turqia ka arritur të shënojë golin e parë në Shkodër.

Një kombinim shumë i mirë mes Tosur dhe Yilmaz, me këtë të fundit që ka goditur dhe mposhtur portierin Berisha në minutën e 21-të.

Keqardhje, pasi kuqezinjtë po luanin mirë deri në ato momente, madje patën dy raste të mira me Balajn dhe Balliun. Të presim reagimin e skuadrës shqiptare.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, është Calhanoglu që ndëshkon sërish me një goditje perfekte në hyrje të zonës. Berisha nuk arriti të prekë atë gjuajtje të lojtarit të Milanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN