Liverpool është rikthyer një pikë pas Manchester City-t (kryeson pas javës së 30-të), pas përmbysjes 4-2 që bëri në “Anfield Road” ndaj Burnley.
Liverpool e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi pas 6 minutash lojë e panë veten në disavantazh. Ëestëood shënoi për Burnley që nga këndorja, edhe pse portieri Alisson pretendoi për një faull ndaj tij.
Përgjigja e “Reds” është e shpejtë, në minutën e 19’-të është Firmino që barazon shifrat, pas një topi të nxjerrë nga Salah. Ndërsa 10 minuta më vonë është Mane që shënon golin e avantazhit, sërish në aksion merr pjesë sulmuesi egjiptian.
Për ta bërë të sigurt fitoren mendoi sërish Firmino, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe kap shifrën e 10 golave në katër sezone radhazi në Premier League.
Në kohën shtesë ka dy gola. Fillimisht janë miqtë që ngushtojnë, ndërsa Mane qetëson shumë shpejt skuadrën në aksionin pasardhës, duke vulosur rezultatin 4-2.