MENU
klinika

Turneu në Maltë

Dy humbje radhazi për Kombëtaren U-17

06.03.2019 - 14:47

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 ka humbur në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development Tournament”, Skoci 3-1 Shqipëri.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv përballë skocezëve. Golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Arapi.

Kjo është ndeshja e dytë e kuqezinjve, e para ndaj Maltës, e vlefshme për turneun që po zhvillohet në Maltë, i cili do të vijojë deri në datën 8 mars.

Shqipëria në ndeshjen e orës 11:00, luajti me këtë formacion: Bukova, Qarri, Preka, Zalli, Ndoj, Lushaj, Mitaj (c), Abazaj, Shehu, Cereni, Arapi.

Kalendari i ndeshjeve

4 Mars 2019: Maltë 2-0 Shqipëri

6 Mars 2019: Skoci 3-1 Shqipëri

8 Mars 2019: Shqipëri-Danimarkë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN