MENU
klinika

Europa League

Eliminohet Inter, Arsenal ia del me 3 gola

14.03.2019 - 22:56

Inter është ekipi i parë i madh që është eliminuar nga Europa League. Pas barazimit 0-0 në Gjermani, Eintracht Frankfurt ka fituar 1-0 në “San Siro”, duke u kualifikuar më tej.

Ndërsa Arsenal ka bërë përmbysjen e madhe. Rennes kishte fituar 3-1 në Francë, por anglezët në kthim kanë treguar supremacinë, duke fituar 3-0 dhe kaluar më tej.

Villarreal, pasi kishte fituar 3-1 në Rusi ndaj Zenit, ka fituar edhe në kthim 2-1, duke mos vuajtur aspak për kualifikimin. Rusët kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Dy takimet e tjera kanë sjellë këto rezultate: Benfica-Dinamo Zagreb 1-0 dhe Slavia Prague-Sevilla 2-2. Kjo ka bërë që ndeshjet të shkojnë në shtesë, pasi kishin përfunduar në vajtje me të njëjtat rezultate.

Në kohën shtesë, Slavia Prague ka fituar 4-3 dhe është kualifikuar, duke eliminuar një nga pretendentët si Sevilla. Ndërsa Benfica ka shënuar dy herë në shtesë dhe kalon më tej me rezultatin 3-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN