MENU
klinika

Kombëtarja

“Euro 2020”, Turqia na jep “leksion”

22.03.2019 - 22:43

Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen e parë eliminatore të “Euro 2020”-s. Shqipëria është mposhtur 2-0 në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Turqia.

Një gabim fillimisht i Gjimshitit dhe më pas Turqia ka arritur të shënojë golin e parë në Shkodër. Një kombinim shumë i mirë mes Tosur dhe Yilmaz, me këtë të fundit që ka goditur dhe mposhtur portierin Berisha në minutën e 21-të.

Keqardhje, pasi kuqezinjtë po luanin mirë deri në ato momente, madje patën dy raste të mira me Balajn dhe Balliun, që mund të ishin treguar më të saktë në zonë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, është Calhanoglu që ndëshkon sërish me një goditje perfekte në hyrje të zonës. Berisha nuk arriti të prekë atë gjuajtje të lojtarit të Milanit.

Miqtë më pas vononin lojën, ndërsa kuqezinjtë, edhe pas ndryshimeve nuk mund dot të dilnin në lojën e tyre si në pjesën e parë.

Ndërkohë, rivalët e tjerë të grupit kanë fituar ndeshjet e tyre. Kështu, Franca ka fituar 4-1 në Moldavi, ndërsa Islanda ka triumfuar 2-0 në Andorra.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN