MENU
klinika

Tenis

Federer fiton trofeun e 100-të në karrierë

02.03.2019 - 18:12

Askush si ai, një legjendë që do të shënohet me të arta në tenis. Roger Federer ka triumfuar sot në turneun ATP 500 të Dubait, duhe fituar titullin nr.100 në karrierën e tij.

Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në fushën me çimento, tenisti zviceran mundi 2-0 (6-4, 6-4) rivalin grek Stefanos Tsitsipas.

Ky sukses ishte edhe një hakmarrje për eliminimin që pësoi një muaj më parë, në raundin e katërt të grand slam të Australian Open. Një turne fantastik i tenistit zviceran, aktualisht numri 7 në botë.

Ai arriti të triumfojë në të gjitha ndeshjet dhe të ngrejë lart titullin nr.100 në karrierën e tij. Kjo konfirmon faktin se Federer mbetet një tenist i jashtëzakonshëm, që pavarësisht se është 37 vjeç nuk ndalet.

Tashmë për Federer ka mbetur edhe një rekord për t’u thyer, të arrijë kuotën e 109 trofeve të Jimmy Conors, i vetmi që është mbi zviceranin në këtë renditje. Ata janë të vetmit tenistë që kanë arritur kuotën e 100 titujve në karrierë.