Ministrja e Francës për Europën, Nathalie Loiseau, i ka kërkuar Britanisë të ofrojë propozime të reja për t’i dhënë fund bllokimit të Brexit, duke paralajmëruar se situata në Britani po prek edhe fqinjët e saj.
Loiseau, që do të takojë sekretaren e Brexit, Stephen Barclay, të enjten në Londër, tha: “Ne nuk duhet të japim leksione. Por ora me të vërtetë po bën tik-tak dhe unë mendoj se do të kishte qenë më mirë për njerëzit dhe bizneset të jetonin me më shumë siguri se sa jetojnë sot”.
Me datën e largimit të Britanisë së Madhe të datës 29 mars, mbetet ende me pikëpyetje nëse Theresa May do të sigurojë mbështetje për marrëveshjen. Vendet e BE, të shqetësuara për Brexit të mundshëm pa marrëveshje, kanë nisur planet e emergjencës.
Loiseau tha se marrëveshja e tërheqjes ishte alternativa më e mirë, por pranoi se do të ishte mire që Mbretëria e Bashkuar të paraqiste alternative të reja.
“Pse të zgjatet procesi pa ndonjë arsye?” Tha Loiseau. “Ne kemi qenë në diskutime për një kohë mjaft të gjatë. Duhet të ketë arsye specifike për të justifikuar shtyrjen. Kjo nuk është vetëm ajo që Emmanuel Macron thotë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte në Paris javën e kaluar dhe tha të njëjtën gjë. Dhe një numër i homologëve të mi në të gjithë Bashkimin Evropian më bëjnë thirrje për diskutime të shpeshta dhe të gjithë mendojmë njësoj”.
Ajo tha se Britania ishte e qartë për atë që nuk donte, por nuk kishte shpjeguar se çfarë donte. “Në këtë fazë ne e dimë atë që Britania e Madhe nuk dëshiron, dhe kjo është një fazë e parë, por nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme.
Loiseau tha se nëse largimi i Britanisë zgjat përtej qershorit, Britania e Madhe do të duhej të organizonte zgjedhjet e parlamentit Europian. “Nuk është një problem për Bashkimin Evropian, por mund të jetë e çuditshme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë një procesi tërheqjeje nga BE të organizojë zgjedhjet evropiane”.
“Ne patjetër duam të mbrojmë marrëdhëniet tona të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk do të doja të shihja një Brexit pa marrëveshje që të krijonte hidhërim, zemërim apo armiqësi”, tha ajo. “Ne do të bëjmë më të mirën. Kjo është një arsye e mirë pse unë jam duke marrë pjesë në kongresin e parë të përbashkët të kryetarëve francezë dhe britanikë këtë javë, për tu siguruar që marrëdhëniet të mbeten të afërta në të ardhmen.
“Ne e mbajmë mend atë që i detyrohemi Britanisë së Madhe gjatë dy luftërave botërore. Ne jemi partnerë shumë të fortë në aspektin e bashkëpunimit shkencor, partneritetit të mbrojtjes, marrëdhënieve kulturore dhe njerëzve, ka qindra mijëra shtetas francezë që jetojnë në Britani dhe anasjelltas.”.
Ajo tha se kishte frikë se një Brexit pa marrëveshje mund të shkaktonte tensione. “Do të doja të theksoja se pasojat nuk janë vetëm për qytetarët britanikë.”
Qeveria franceze ka miratuar legjislacionin për t’u marrë me një Brexit pa marrëveshje, përfshirë procedurat doganore. “Ne nuk duam kaos më 30 mars,” tha ministrja.