Vetëm 6 lojtarë kanë arritur që me klasin e tyre të marrin duartrokitjet e tifozërisë kundërshtare. Arsyetimi është i thjeshtë: Askush nuk të ka qejf kur i shënon gol, por ja pse futbolli është sporti më i bukur në planet.
Ronaldinho vs Real Madrid (2005) – Braziliani dhuroi një shfaqje të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Real Madrid dhe “Bernabeu” nuk është një vend i paqtë për lojtarët e Barcelonës, mirëpo këtë herë Ronaldino me dy golat e tij dhe klasin e treguar arriti të vjedhë duartrokitjet e madrilenëve.
Alessandro Del Piero vs Real Madrid (2008) – Del Piero dhuroi ndeshjen më të mirë ndaj ekipit spanjoll, duke shënuar me një të majtë, përpara se të godasë me mjeshtëri një goditje dënimi që shkoi në rrjetë.
Ai u zëvendësua pak sekonda se të vërshëllente arbitri dhe tifozët e Real Madrid e duartrokitën italianin.
Steven Gerrard vs Chelsea (2015) – Gerrard dhe tifozët e Chelsea nuk ka pasur marrëdhënie të mirë ndër vite, por në fund mesfushori dhe tifozët e “Bluve” vendosën ta mbyllin me pak dashuri.
Mesfushori shënoi në “Stamford Bridge” në ndeshjen e tij të parafundit me Liverpool, teksa tifozët e Chelsea u ngritën në këmbë për legjendën e “Reds” dhe brohoritën për ndeshjen e tyre të fundit me rivalin më të madh.
Cristiano Ronaldo vs Juventus (2018) – Ronaldo shënoi atë roveshiatë të magjishme në Torino, duke lënë të ngrirë Gianluigi Buffon. Teksa portugezi u bë gati të largohet nga fusha tifozët bardhezi u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën.
Vetë CR7 më vonë deklaroi se ky ishte momenti që Juventus doli në planet e tij për të vijuar karrierën.
Cristiano Ronaldo vs Liverpool (2014)
Është sërish portugezi. Armiku kryesor i Liverpool përgjatë gjashtë viteve që ai ishte te Manchester United.
Gjithsesi në ndeshjen që Real Madrid fitoi 3-0 në “Anfield” dhe tifozët e “Reds” nuk i kursyen lëvdatat për sulmuesin e Realit asokohe.
Lionel Messi vs Atletico Madrid (2009) – Nuk është e çuditshme që Messi është lavdëruar nga fansat rivalë. Në këtë vit “Pleshti” shënoi një tripletë për të siguruar fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madrid në “Vincente Calderon”. Tifozët vendas mbetën të impresionuar nga argjentinasi.
Lionel Messi vs Real Betis (2019) – Tre gola ndaj Real Betis në “Villamarin” në fitoren 4-1 të Barcelonës. Një lojë e shkëlqyer nga argjentinasi dhe një gol i jashtëzakonshëm që 31-vjeçari e bën të duket kaq i thjeshtë.
Në fund tifozët e duartrokasin atë dhe Messi që iu përgjigjet: “Jam falënderues për mënyrën se si u përgjigjën tifozët”.
A standing ovation from the Real Betis fans for Leo Messi ? pic.twitter.com/INuGoM0S0w
— Dugout (@Dugout) March 17, 2019
Ronaldo vs Manchester United (2003) – Ndoshta duartrokitjet më të mëdha në këtë listë i takojnë “fenomenit”. Ronaldo shënoi tre gola në fitore 4-3 të United në atë ndeshje dhe Real Madrid u kualifikua për në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-5.
“Old Trafford” e dinte se ishte diçka speciale dhe i dhuruan brazilianit një fund special me ovacione.