MENU
klinika

Washington Post

Gabimi më i madh i amerikanëve: Nënvlerësimi i Trumpit

08.03.2019 - 15:18

Në vitin 2015, elita republikane Trump-skeptike besonte se Trump nuk kishte mundësi të fitonte dhe Trump fitoi. Njerëzit e mbivlerësuan fuqinë e Clintonit, dhe të dy, si republikanët edhe demokratët po gabojnë përsëri duke nënvlerësuar fuqinë e Trump në vitin 2020.

Trump ka më shumë shanse për të fituar përsëri sesa shumë ekspertë mendojnë. Dhe demokratët e republikanët duhet ta marrin Trump seriozisht ose rrezikojnë të ballafaqohen me pasoja serioze.

Unë mendoj se Trump ka rreth 50% shanse për të fituar zgjedhjet në këtë pikë. Ekonomia është treguesi më premtues për Trump.

Një ekonomi e fortë (që ka Trump) dhe vlerësime të larta miratimi (të cilat nuk i ka) janë shenja të mira për shanset e rizgjedhjes së presidentit. Sipas anketave, Trump do të marrë rreth 51.4 përqind të votave.

Dhe të dhënat sugjerojnë se një ekonomi e mirë, një kundërshtar jo-mahnitës demokrat e ndihmojnë shumë Trumpin.

Trump ka disa dobësi. Vlerësimi i tij i miratimit ka qenë i ulët për pothuajse të gjithë mandatin e tij të parë, dhe një demokrat mund të fitojë me lehtësi duke bindur njerëzit që nuk e mbështesin presidentin. Por vlerësimet e miratimit ndryshojnë, historikisht.

Natyrisht, ka disa çështje që mund ta dëmtojnë Trumpin. Një recesion mund ta dëmtonte, ose nëse zbulohet ndonjë gjë nga hetimet e tij.

Për mua, Trump ka rreth 50-50 shanse për të fituar zgjedhjet. Ka shumë mundësi që gjërat të shkojnë shumë keq për Trump, por ka edhe shumë mundësi që gjërat mund të përmirësohen aq sa duhet, për ta vënë atë në krye.

Demokratët sapo kanë filluar procesin e zgjedhjes së kandidatit të tyre presidencial. Dhe nëse ata e nënvlerësojnë Trumpin, ata do të bëjnë gabim të madh strategjik.

Nënvlerësimi Trump mund të bëjë gjithashtu demokratët të marrin vendime të këqija në lidhje me hartën. Politikanët demokratë më mirë të heqin dorë nga objektiva të tillë si Gjeorgjia, Arizona dhe Teksasi, në mënyrë që të arrijnë rezultatin që duan.

Republikanët, nga ana tjetër, ndoshta nuk mund të planifikojnë atë që do të ndodhte nëse Trump humbet. Nëse ai humb, partia duket e destinuar të pësojë një krizë identiteti. Në vend të kësaj, republikanët duhet të kenë gati një plan për çfarë duhet bërë nëse fiton Trump.

Trump dukej se ka objektiva të qarta, por ideologji jo dhe aq të qartë. Ai ishte kundër emigracionit, donte të zhdukte trashëgiminë e Presidentit Barak Obama. Nëse Trump fiton një mandat të dytë, mund të përpiqet të krijojë një vizion politik më koherent.

Nëse Trump fiton dy herë, do të jetë më e vështirë për pjesën tjetër të republikanëve. Do të kenë një sfidë serioze të planifikimit, duke u përpjekur të krijojë një platformë koherente të politikave. Një fitore e papritur mund të mbjellë farat e humbjeve të ardhshme.