MENU
klinika

Kombëtarja

Gabon mbrojtja, Turqia na ndëshkon

22.03.2019 - 21:18

Shqipëria ka pësuar golin e parë në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020. Një gabim fillimisht i Gjimshitit dhe më pas Turqia ka arritur të shënojë golin e parë në Shkodër.

Një kombinim shumë i mirë mes Tosur dhe Yilmaz, me këtë të fundit që ka goditur dhe mposhtur portierin Berisha në minutën e 21-të.

Keqardhje, pasi kuqezinjtë po luanin mirë deri në ato momente, madje patën dy raste të mira me Balajn dhe Balliun. Të presim reagimin e skuadrës shqiptare.

Ndërkohë, rivalët e tjerë të grupit po fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse, Franca 3-0 në Moldavi, ndërsa Islanda 1-0 në Andorra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN