MENU
klinika

Alban Bushi

“Grekët do ta përzënë shpejt Durmishajn”

09.03.2019 - 12:27

Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj është bërë çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim, Alban Bushi ka folur personalisht futbollistin.

Bushi jep mesazhe të qarta për Fiorin Durmishajn. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Alban Bushi tregon bisedat e fundit me Fiorinin dhe thumbon grekët: Të jemi të lumtur që zgjedhin shqiptarë…

Mund ta themi zyrtarisht që Fiorin Durmishaj është lojtar i kombëtares greke?

Mendoj se zyrtarisht nuk është. Kur të luajë ndeshjen e parë me Greqinë, atëherë mund ta quajmë të tillë.

Kur keni folur me të për herë të fundit?

Kam kontaktuar me Durmishajn pasi ai vendosi që të luante me Greqinë. Le ta themi kështu, sepse diçka e tillë thuajse është fakt. Më tha: “Trajner, e vendosa… Dua të më falësh”.

fiorin durmishaj
fiorin durmishaj

Nuk më dha asnjë shpjegim tjetër se si ka qenë situata dhe pse e mori këtë vendim. Kam folur përpara 3 ditësh me të.

Mendoni se është vendimi më i mirë që ka marrë?

Mendoj se nuk ka vepruar mirë. Unë kam luajtur 6-7 vite në Greqi dhe e njoh mjaft mirë situatën e futbollit aty. Grekët e morën dhe grekët do ta përzënë sërish.

Shpresoj që ai ta ketë karrierën sa më të mirë dhe këtë ia uroj nga zemra. Ai është një lojtar i mirë dhe mendoj që do të bëjë karrierë.