MENU
klinika

Igli Tare

“Ika ilegalisht në Gjermani, Italia ëndrra ime”

06.03.2019 - 13:36

Mbrëmë, përveç Kryeministrit Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Porta a Porta’, ishte edhe Igli Tare, që ka folur për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Mes të tjerash, Tare ka treguar largimin e tij nga Shqipëria duke u shprehur se po kërkonte për sukses diku tjetër në botë. Sakaq, ai pranon se Tare së bashku me të tjerët kanë një detyrë për të bërë dhe duhet që të promovojnë Shqipërinë.

“Unë nuk jam pjesë e atij brezi që erdhi direkt në Itali. Në 1992 shkova, së pari, në Gjermani, hyra ilegalisht dhe kërkova rrugën për sukses.

Ardhja në Itali dhe të luaja këtu ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të cilën e arrita me kalimin e kohës. Ndjehem shumë mirë në këtë vend dhe të njëjtën gjë uroj edhe për vendim tim që të kthehet në një vend më të mirë.

Për ata që janë si unë, larg nga populli dhe vendi ynë, imazhi që japim jashtë është shumë i rëndësishëm prandaj përpiqemi të bëjmë pjesën tonë.

Ne gjithashtu shpresojmë që njerëzit në Shqipëri të jenë përgjegjës sepse ka pasur rritje në vitet e fundit dhe duhet të japim një sinjal të fortë për të gjithë botën”, –  tha mes të tjerash Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN