MENU
klinika

Situata politike

Ish-Presidenti Moisiu këshillon Metën: Bëj si unë

21.03.2019 - 16:32

Ish-Presidenti Alfred Moisiu, këshilloi pasardhësin e tij në detyrë Ilir Meta që të thërrasë në tryezë liderët për zgjidhjen e krizës politike.

Moisiu theksoi se nëse do të ishte në vend të Presidentit, do të kishte vepruar po njësoj si në krizën e vitit 2007, kur mblodhi në presidencë, ish-kryeministrin Berisha dhe kryeopozitarin e atëhershëm Fatos Nano.

“Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë Presidenti në këto raste. Në u mblodhëm dhe bashkë me gjithë forcat politike parlamentare të asaj kohë i dhamë zgjidhje problemit”, tha ish-Presidenti.

Djegien e mandateve nga ana e opozitës, Moisiu e cilësoi si një veprim të padrejtë.

“Është vota, këtu është punë me votë. Nuk mundet tani në mes të mandatit të themi o burra…aq më tepër që kemi zgjedhjet vendore dhe nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme. Por, jo kështu”, theksoi ai.

Moisiu shtoi se është e rëndësishme të mendohet për vendin në një moment deçiziv për integrimin në BE.