MENU
klinika

" Pretty Woman"

Julia Roberts sot do t’i thoshte “Jo”

19.03.2019 - 10:34

 

Ylli i botës së kinemasë botërore, Julia Roberts kur është pyetur nëse do të ishte e gatshme ta xhironte në ditët e sotme filmin i cili i dha famën, është përgjigjur “ Jo“.

Gjatë një interviste për “The Guardian”, aktorja tha se komedia romantike e vitit 1990 “Pretty Woman” nuk do të përkthehej në epokën #MeToo.

Përkrah saj në filmin e xhiruar para 30 vjetëve, u shfaq edhe aktori i madh hollivudian, Richard Gere.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në industri. Unë me të vërtetë nuk mendoj se ju mund të bëni atë film tani, apo jo?”, kanë qenë fjalët e aktores gjatë intervistës.

Roberts portretizoi një punonjëse seksi nën emrin Vivian Ward gjersa përballë kishte një biznesmen të mëshiruar nga Richard Gere.

Roberts ka treguar se ishte me shumë fat që i ishte besuar një rol kaq i madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN