Vazhdon jehona e përfaqësueses së Kosovës. Pas reportazhit që kishte bërë televizioni australian, tani është vetë UEFA që shkruan për ekipin kombëtar më të ri në Europë.
Kosova ka përjetuar një revolucion të vërtetë që kur u pranua si një anëtare e UEFA-s në vitin 2016. Falë një periudhe rritjeje të shpejtë dhe një pasuri me lojtarë të talentuar, Kosova mund të presë një të ardhme shumë të ndritur.
Me suksesin e fundit në Ligën e Kombeve, lejon të ëndërrojë kualifikimin për “Euro 2020”. Një faqe e re në historinë e vendit ballkanik u shkrua në bregdetin e Finlandës në shtator të vitit 2016.
Në stadiumin Hansa në Turku, përfaqësuesja kosovare po përgatitej të luante ndeshjen e parë gjithnjë në konkurrencë, kualifikues për Kupën Botërore 2018, – shkruan reportazhi special i UEFA-s.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kishte bërë udhëtimin dhe po shijonte shoqërinë e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ishte një ditë e çmendur. Me vetëm disa orë deri në fillim, Kosova akoma nuk kishte një ekip të plotë për të dalë.
“Ne ishim duke pritur për lejen e FIFA-s për të futur një numër lojtarësh që kishin përfaqësuar më parë vende të tjera”, – shpjegon Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-së. “Ne nuk i kemi pasur as 11 lojtarë një ditë para ndeshjes”.
Një nga një, lojtarët morën lejet pesë orë para takimit, ku FIFA u dha dritën e gjelbër gjashtë lojtarëve dhe trajneri Albert Bunjaki, më në fund, kishte një skuadër të plotë për të zgjedhur. Dhe kështu filloi magjia.
Pas 60 minutash, me Finlandën në krye, Valon Berisha shënoi golin e parë për vendin e tij nga pika e bardhë. Valoni kishte braktisur Norvegjinë për të vënë Kosovën në hartën e futbollit botëror.
Futbolli ka qenë pjesë e kulturës kombëtare në këtë vend të vogël ballkanik për më shumë se 100 vjet. Por lufta, shpërbërja e Jugosllavisë dhe më pas statusi i pazgjidhur i vendit e detyroi futbollin kosovar të zhvillohej në hije, derisa më në fund arriti pavarësia në shkurt të vitit 2008.
FFK aplikoi për anëtarësim në UEFA dhe FIFA në pranverë të atij viti, por duhej të priste para se të pranohej në familjen ndërkombëtare të futbollit. Jo të gjitha vendet e kanë njohur statusin e pavarur të Kosovës dhe aplikimi ishte refuzuar me arsyetimin se ishte në kundërshtim me statutet e FIFA-s.
“Fadil Vokrri luftoi për vite me radhë”, – kujton nënkryetari aktual i FFK-së, Predrag Jovic. “Ai argumentoi se vendi ynë e donte futbollin, se mbështetësit tanë ishin shembullorë dhe se nuk kishte asnjë arsye për të parandaluar mijëra kosovarë që të jetojnë jashtë pasionit të tyre për futboll”.
Në vitin 2014, FIFA i dha Kosovës leje për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, megjithëse pa flamur apo himn kombëtar, por ende e refuzonte ta pranonte si anëtare të veten.
Pastaj, në Kongresin e zakonshëm të UEFA-s në Budapest më 3 maj të vitit 2016, “retë u ndanë” pasi shumica e delegatëve të shoqatës e votuan në favor të pranimit të FFK-së në UEFA. FFK u bë anëtare e FIFA-s në Mexico City dhjetë ditë më vonë.
“Që nga ai çast, gjithçka ndryshoi shumë shpejt dhe shumë pozitivisht”, – thotë Eroll Salihu. “Ne kemi qenë në gjendje të organizojmë ligën tonë, të luajmë në garat ndërkombëtare, të shesim të drejtat televizive dhe të sigurojmë fonde nga UEFA dhe FIFA”, – shtoi ai.