Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë turit “Bashkia që duam”, që është duke zhvilluar në Fier, ka bërë një tjetër premtim për ndërtimin e një stadiumi të ri.
Gjatë fjalës që mbajti para banorëve të qytetit të Fierit, Rama u shpreh se stadiumi aktual i qytetit është i vjetruar, për këtë arsye, sipas tij, do të ndërtohet një stadium i ri, larg atij aktualit, me të cilin do të identifikohet qyteti i Fierit.
“Ndërkohë që kemi folur dhe për stadiumin e ri të Fierit. Fieri meriton të ketë një stadium të ri, jo aty ku është ai i vjetri, por diku që do ta identifikojmë me bashkinë”-tha Rama
Një tjetër premtim i rëndësishëm do të jetë dhe ai për ndërtimin e Pallatit të Sportit të qytetit të Fierit. Edi Rama tha se ky investim do të bëhet në vendin ku më parë ka qenë këndi i vjetër i lojërave.
“Ashtu sikundër e tha Armando, mbasi të përfundojmë këtë projekt që besoj do të jetë gati për të na mbledhur shumë herë më tepër se a jemi sot, në sheshin e ri kur të festojmë fitoren e Armandos, ne do të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit se kishit një skuadër kampione në basketboll, që stërvitej në Durrës dhe luante në Tiranë dhe thoshte Apollonia.
Stërvitu në Durrës e luaj në Tiranë dhe as nuk i shikonit, as nuk ju shikonin. Pallatin e Sportit do ta ndërtojmë aty ku ka qenë këndi i vjetër i lojërave”-u shpreh Kryeministri Edi Rama.