MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Kukësi nuk fal, -6 pikë nga Partizani

02.03.2019 - 16:01

Ashtu siç pritej, Kukësi ka bërë “detyrën e shtëpisë” ndaj Luftëtarit, duke fituar 3-0 në “Elbasan Arena” duke ngushtuar në 6 pikë diferencën me Partizanin kryesues.

Një sfidë që është vendosur thuajse në pjesën e parë. Në fillim verilindorët humbin titullarin Cuculi, që dëmtohet dhe ia lë vendin Teqjes. Në minutën e 23-të Limaj zhbllokon ndeshjen.

Ndërsa në sekondat shtesë të pjesës së parë ishte Dzaria ai që dyfishoi për Kukësin, duke bërë që të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjeve.

Luftëtari, duke mos pasur se cfarë të humbiste, me fillimin e pjesës së dytë është më kërkues, madje mund ta kishte hapur ndeshjen, por në fazën finalizuese ka pasur mangësi.

Kukësi bënë një tjetër zëvendësim të detyruar, pasi dëmtohet edhe Rrumbullaku. Ndërsa gjirokastritët humbasin edhe dy mundësi të mira, me Dungën dhe Filin.

Në minutën e fundit shtesë , ka vend edhe përnjë gol të tretë të Kukësit me anë të Valdet Ramës. Përfundon 2-0, që rifut Kukësin në “shina” për luftën në titullin kampion, duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 i Partizanit në derbi.

KUKËSI-LUFTËTARI   3-0

Limaj 22′, Dzaria 45+2′, Rama 90+4′

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi (Teqja 12′), Rrumbullaku (Xhemaili 61′), Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj (Rama 46′). Trajner: Armando Cungu.

Luftëtari: Ruçi, Rapa (Açka 46′), Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani (Hanti 46′), Rapo, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Emigers Ganxhi, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Limaj 35′ / Koconis 40′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN