MENU
klinika

Skandali

Kur Marseille drogonte lojtarët dhe blinte gjyqtarët

05.03.2019 - 20:42

Në Francë ka plasur një skandal i madh, edhe pse ngjarjet kanë ndodhur rreth 30 vjet më parë. Marc Fatani, një ish-deputet dhe ish-këshillues i presidentit të Marseille, Bernard Tapie, ka dalë publikisht duke e akuzuar atë.

Fatani ka pohuar se Tapie ka përdorur metoda ilegale në vitin 1990 për të fituar ndeshjet në kampionatin francez. Në një intervistë për “Le Monde” Fatani tha:

“Një herë mora pjesë në një blerje arbitri, ishte një ndeshje ndaj PSG-së në Paris dhe ditën e nesërme shkova takova arbitrin dhe i dhashë paratë në një vend të fshehtë, për të cilin ishte rënë dakord”.

Ai shtoi se presidenti Tapie përdori një lloj droge për të destabilizuar kundërshtarët, duke ua hedhur në shishet e ujit ose në lëngjet e frutave.

“Në po atë ndeshje, futbollistët kundërshtarë nuk ishin në gjendje stabël për shkak të përdorimit të drogës psikotropike, Haldol, e cila iu ishte injektuar në shishet e ujit”, – zbuloi ai më tej.

Sipas Fatanit, Marseille ka vjedhur dy tituj kampion ndaj Monaco, diçka që e kishte deklaruar edhe Arsene Ëenger, që asokohe ishte trajner i skuadrës nga Principata, por që nuk ishte në gjendje të sillte prova.

Ndërkohë presidenti Tapie u kundërpërgjigj menjëherë, duke deklaruar: “Nëse Fratani ka blerë një arbitër, të përmendë emrin dhe të thotë kur, kujt dhe sa para dha. Nuk kam komente të tjera për të bërë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN