31.03.2019 - 21:26
Pas fitores në derbi, Inter ka dështuar në shtëpi ndaj Lazios, me bardhekaltrit që kanë fituar 1-0 dhe tashmë mund të shpresojnë sërish për një vend në Champions League.
Ishte sulmuesi serb Milinkovic-Savic që shënoi golin e fitores në minutën e 13-të të pjesës së parë. Pavarësisht përpjekjeve të zikaltërve për të mos dalë të humbur nga “San Siro”, kjo nuk ka ndodhur.
Lazio e ka mbrojtur mirë fitoren, me portierin Thomas Strakosha që nuk ka lejuar që porta e tij të preket. Portieri shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje pozitive.
Lazio ngjitet në vendin e pestë, duke parakaluar Atalantën dhe Romën dhe tashmë gjendet vetëm 3 pikë larg Milanit të vendit të katërt.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 29
Napoli “gropos” Romën në “Olimpico”
Serie A, Java 28
Milan bie edhe në Genoa
Serie A, Java 29