Diego Armando Maradona duket se ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë. Sipas raportimeve që vijnë nga Amerika e Jugut, legjenda e futbollit botëror pritet të shkojë në Kubë për t’iu nënshtruar testit të ADN-së.
Konfirmimi i lajmit ka ardhur edhe nga miku dhe avokati i “Pibe de Oro”, Matias Morla: “Diego ka tre fëmijë në Kubë, të cilët do t’i njohë pas testit të ADN-së që do ta zhvillojë pasi të kthehet në ishull.
Janë të tre femrave të ndryshme. Pas Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, Maradona mund të arrijë në kuotën e 8 fëmijëve.
Në pritje për të njohur rezultatet e testit të ADN-së, Maradona po rikuperon nga problemet shëndetësore dhe po u kushton pak kohë nipërve.
Pasi ka dalë nga klinika argjentinase e Olivos, ku u shtrua për një hemorragji në stomak, trajneri i Dorados ka marrë pjesë muajin e kaluar në pagëzimin e nipit Diego Matias, djali i Diego Junior.
“Nuk kam dyshime se do të jetë një gjysh shumë i mirë, sepse ka qenë një baba i mirë për mua nga momenti që kemi gjetur njëri-tjetrin”, – ka thënë Diego Junior në një intervistë të dhënë për “Chi”.