MENU
klinika

Serie A, Java 28

Mungon Ronaldo, Juve pëson humbjen e parë

17.03.2019 - 14:32

Më në fund, edhe Juventus ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Kjo ndodhi në javën e 27-të, kur shënoi e mposhti 2-0 në shtëpi. Një humbje që nuk rrezikon pozicionin e parë, por vjen në momentin më të mirë.

Që në fillim të ndeshjes skuadra e Allegri-t u duk e paqartë në lojën e tyre dhe vendasit ishin më të zhdërvjellët në aksionet që nisnin. Ndoshta u ndje shumë mungesa e Ronaldos.

Plot 10 gjuajtje në portë në 45 minutat e para regjistroi Genoa, bilanci më negativ për “Zonjën e Vjetër”, teksa Perin u bë shpëtimtar duke ndalur gjuajtjen e Sanabria nga brenda zone.

Në pjesën e dytë Dybala shënon për Juve-n, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje të Emre Can. Më pas është Genoa që merr kontrollin e lojës dhe goli nuk vonon, pasi Sturaro shënon nga jashtë zone.

Reagimi i skuadrës bardhezi është i dobët dhe Goran Pandev shënon golin e dytë për të hipotekuar fitoren e skuadrës së tij dhe humbjen e parë të Juventus-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN