MENU
klinika

Serie A, Java 29

Napoli “gropos” Romën në “Olimpico”

31.03.2019 - 15:57

Roma nuk ka shfrytëzuar gabimin e Milanit të bërë mbrëmë në Genoas me Sampdorian. Është Napoli që thuajse shuan objektivin e Romës, teksa ka fituar 4-1 në “Olimpico”.

Fitorja e napolitanëve ka zbritur Romën në vendin e gjashtë, 4 pikë larg Milanit, që është edhe vendi i fundit që të dërgon në Champions League. Është Atalanta që merr vendin e pestë pas fitores 3-1 sot në Parma.

Sapo ka nisur ndeshja, Milik kalon në avantazh Napolin. Megjithatë, vendasit futen në lojë në limitn e pjesës së parë, kur Perotti barazon shifrat me një penallti.

Kur mendohej se Roma mund të bënte dicka më shumë, është Napoli që në harkun kohor të pesë minutave realizon dy herë. Mertens shënon golin e dytë në minutën e 50-të, ndërsa Verdi trefishon në 55’.

Më pas verdhekuqtë e kanë pasur të vështirë të paktën për të marrë një pikë. Madje Napoli shënon edhe golin e katërt. As shkarkimi i Di Francescos dhe ardhja e Ranierit nuk i bën efekt Romës, e cila këtë vit do ta ketë të vështirë të sigurojë edhe Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serie A, Java 28

Milan bie edhe në Genoa