Një gol i shënuar në limitin e takimit ka shmangur humbjen e Napolit, që ka barazuar 1-1 ndaj Sassuolo-s jashtë fushë. Ishte Insigne ai që shpëtoi ekipin e tij nga humbja.
Carlo Ancelotti ka përdorur rotacionin për ndeshje ndaj Sassuolo-s, pasi fokusi i tij ishte te ndeshja e së enjtes në Europa League.
Callejon, Zielinski dhe Milik e nisën nga stoli, teksa në sulm ishte dyshja shtatshkurtër Insigne-Mertens.
Ishin miqtë ata që kishin mundësitë më të mira për të shënuar gjatë pjesës së parë, por ato nuk u shfrytëzuan siç duhet.
Pas pushimit, Domenico Berardi ka kaluar vendasit në avantazh dhe u duk sikur Sassuolo do ta fitonte ndeshjen.
Megjithatë, Lorenzo Insigne kishte plane të tjera, ai ka barazuar gjithçka në minutat e fundit duke shpëtuar një pikë për Napolin.