31.03.2019 - 19:08
Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.
Mësohet gjithashtu se policia ka evakuar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.
Ende nuk dihet nëse pakoja ka përmbajtje eksplozive.
Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë një mjeti në ecje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Raporti i Policisë
Bilanci/ 12 makina të djegura në 3 muaj, vetëm në Vlorë
Shpërthimi në lagjen ‘Çole’
Vlorë/ Shpërthim me tritol, policia tregon detajet
Çfarë ka ndodhur?