Napoli ka fituar 4-2 kundër Udinese-s në “San Paolo” pasi ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash në pjesën e parë. Younes (17′) ka zhbllokuar ndeshjen dhe Callejon (26′) ka realizuar golin e dytë për vendasit.
Kur mendohej se fitorja do të ishte vetëm një formalitet për ekipin e Ancelotti-t, Udinese ka barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë të Lasagna (30′) dhe Fofana (36′) kanë barazuar.
Frika më e madhe për vendasit ka ardhur në minutën e 42-të të pjesës së parë, kur Ospina ka humbur ndjenjat dhe është larguar me barelë nga fusha i shoqëruar nga duartrokitjet e publikut të “San Paolo”-s.
Portieri pësoi një goditje në kokë në minutën e 7-të të takimit, është kthyer në portë pasi është fashur, por para fundit të 45 minutave të para është ndier keq.
Sipas shtypit italian, analizat e kryera në spital tregojnë se lojtari nuk ka pësuar një dëmtim serioz.
Gjërat kanë shkuar më mirë për Napoli-n në pjesën e dytë falë golave të Milik (57′) dhe Mertens (70′), që i kanë siguruar 3 pikët napolitanëve.
“Axurrët” mbeten në vendin e dytë të Serisë A me 60 pikë, 15 larg Juventus-it kryesues. Udinese, nga ana tjetër, mban vendin e 16-të me 25 pikë.