MENU
klinika

Real Madrid

Prezantohet Zidane: U ktheva në shtëpi!

11.03.2019 - 20:56

Ende pa u mbushur viti, një trajnerët më të suksesshëm të botës, por edhe një nga ish-futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli, është rikthyer të drejtojë sërish.

Pas publikimit të lajmit nga klubi, Zinedine Zidane është prezantuar sot pasdite përsëri si trajneri i Real Madrid, duke u kthyer te kjo skuadër 9 muaj pasi i kishte dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur skuadrës, teksa kishte fituar 3 Champions radhazi.

Francezi ka pranuar ftesën e Perez dhe është prezantuar sot pasdite, në drejtimin e skuadrës, ku do të drejtojë një cikël të ri, ku natyrisht fokusi është për sezonin e ardhshëm.

“Di që është një ditë speciale dhe jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Ajo që dua është të punoj përsëri dhe të bëj që ky klub të kthehet ku meriton të jetë. E vetmja gjë për mua është të kthehem nesër në punë.

Ajo që ndryshoi ishte se kisha nevojë vetë, edhe skuadra, që të kishte ndryshim në pankinë, pasi ishte fituar gjithçka. Duhej ndryshuar, edhe për mua.

Ajo që dua të bëj dhe arsyeja pse u ktheva është se më telefonoi presidenti dhe, meqë e dua shumë presidentin dhe këtë klub, ja ku jam. Më e rëndësishmja është kjo. Pas 8 muajsh kam dëshirë të kthehem të drejtoj.

Të gjithë këtu e duan këtë klub, unë jam më shumë, më pëlqen futbolli, kam luajtur me këtë fanellë, kam fituar shumë gjëra. Ajo që dua të bëj është që nuk harroj çfarë fituam, por edhe gjërat e gabuara që bëmë.

Humbëm kampionat e Kupë, unë e di ku jam e dua të bëj më mirë. Refuzova oferta nga vende të tjera. Çfarë mendova kur më telefonoi Perez? Që të kthehesha”, – tha Zidane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN