MENU
klinika

Procedohen 28 persona

Protesta/ Edhe Gazmend Bardhi në “sitën” e policisë

29.03.2019 - 10:39

As sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk i ka shpëtuar procedimeve të policisë pas protestës së djeshme të opozitës.

Policia njofton se ka proceduar penalisht 28 persona, mes tyre edhe Bardhi si organizatri i protestës.

Ndër 28 personat e proceduar, mes tyre shtatë persona janë arrestuar, 14 janë proceduar në gjendje të lirë, 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për veprat “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në prangat e policisë kanë rënë: A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë; O. K., 20 vjeç, banues Tiranë; B., 22 vjeç, banues Tiranë; M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan; A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë; Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe; Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

28 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
K., 20 vjeç, banues Tiranë;
B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;

Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.