Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Banka Botërore, në Shqipëri është alarmues numri i të punësuarve në të zezë.
Sipas këtyre të dhënave, rreth 37% e të punësuarve janë në të zezë.
Raporti i 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Perëndimor vë në dukje faktin se numri i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.
Të dhënat nga raporti i BB:
-Në 2018 punësimi në Shqipëri u rrit me 3.3%
-Papunësia ra deri në 15.3%
-Shkalla e papunësisë është 12%
Një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor është punësimi informal.
Ky trend është ende në rritje në Shqipëri, ku në 2018 ishin të rinjtë, gratë e moshuara dhe punonjësit me arsim të ulët ata që kishin më shumë gjasa të kryenin punë informale.
Papunësia në rradhët e të rinjve:
-Norma pësoi rënie me 3 pikë përqindjeje deri në 34.6%
Numri i të punësuarve informalë:
-Në 2018 numri u rrit me 10.600 persona në Shqipëri
-Në Maqedoninë e Veriut u rrit me 12.800 persona
-Në Serbi me 30.000 persona
Informaliteti në Shqipëri:
-Në 2015, vit kur nisi fushata kundër informalitetit, pjesa e punësimit informal në Shqipëri u ul nga 50% në 36% në 2018
Pavarësisht këtyre shifrave, raporti i Bankës Botërore thekson se punësimi informal në Shqipëri është më i larti në rajon.
Informaliteti në raport me Maqedoninë dhe Serbinë:
-Në Shqipëri punojnë në të zezë 1 në 3 persona
-Në Maqedoninën Veriore dhe Serbinë punojnë në të zezë 1 në 5 persona
Ajo çfarë bie në sy është se më shumë se gjysma e atyre që punojnë në të zezë jaën të vetëpunësuar.
Vetëpunësimi, ku nuk paguhet puna familjare mbizotëron punësimin informal. Ky lloj i informalitetit është më i përhapur në sektorin e bujqësisë.
Banka Botërore vlerëson se një reformë e gjerë e të gjithë sistemit të tatimit të punës dhe të sigurimeve shoqërore mund të shërbejë si metoda më premtuese për ringjalljen e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor.