MENU

Simboli i dashurisë

Puthjet e përjetshme…

16.03.2019 - 10:08

Puthja ka qënë gjithmonë shprehja më e bukur e dashurisë, e ndjenjave tona. Puthjet i japin kuptim jëtës sonë por edhe disa nga veprave më të mëdha artistike.

Në disa gjini artistike puthja ka qënë ndër shekuj frymëzimi më i bukur. Piktorë botërorë, nga ata klasikët e deri te ditët e sotme, kanë sjelljet puthjen mjeshtërisht në punimet e tyre.

Në ju publikojme sot disa nga pikturat, ku puthja ka folur më bukur se kurrë, me gjuhën e artit.

Gustav Klimt

Në muzeun Belvedere në qendër të Vjenës, atje ku piktori i njohur austriak Gustav Klimt kishte ekspozuar në Kustenchau tablonë e tij “Puthja” në vitin 1908.

Francesco Hayez

Il bacio, është një pikturë e vitit 1859 nga artisti Francesco Hayez. Është ndoshta puna e tij më e njohur. Kjo pikturë përcjell tiparet kryesore të romantizmit dhe ka ardhur për të përfaqësuar frymën e Risorgimentit.

Magritte

Të dashuruarit II (1928), është një pikturë vaji, që përshkruan dy individë të mbuluar në një përqafim. Personazhet po puthen me njëri-tjetrin përmes vellove.

Munch

Kjo është një pikturë nga artisti norvegjez Edvard Munch në 1897.  Kjo pikturë cila përshkruan fazat e një marrëdhënieje mes burrave dhe grave, ‘Kiss’ është një realizim i një motivi me të cilin piktori ka ai eksperimentuar fytyrat e tyre të bashkuar si një në një përfaqësim simbolik të unitetit të tyre. E ekspozuar në vitin 1903, kjo punë mbahet në Muzeun Munch në Oslo.

Picasso

Ndryshe nga skena erotike e ‘The Kiss’ nga Klimt, ‘Puthja’ e Picasso, e realizuar më 1969 tregon vetëm dy koka të bashkuara nga një linjë e vetme që zë gjithë hapësirën figurore.

Romeo dhe Juliet – Frank Dicksee

Mbase puthja që simbolizon një dashuri të fortë, që theu tabutë dhe ligjet e forta mes dy familjeve të fuqishme. Një dashuri, që ende jeton përmes artit.

Piktorët më të famshëm në botë, kanë zgjedhur puthjen për disa nga kryeveprat e tyre, si simbol i dashurisë…

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt