MENU
klinika

10-vjet në NATO

Rajoni i kërcënuar? Xhaçka: Është në syrin e stuhisë!

29.03.2019 - 11:10

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në aktivitetin që po mbahet në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO tha se; ‘rajoni është në syrin e stuhisë’.

Gjithashtu Xhaçka tha se është ironik fakti që kjo lloj situate vjen ndërkohë që prania e NATO-s është edhe më e zgjeruar se kurrë.

“Rreziku që i kanoset sot rajonit është më i lartë se në cdo moment gjatë 20 vjetëve të fundit dhe ne e dimë si e dinë edhe rivalët tanë për influencë në rajon që një Ballkan i pasigurt do të thotë një Evropë e kërcënuar.

Shqipëria e ndihmuar edhe nga statusi si vend në NATO e ka konsoliduar rolin e saj si shtyllë stabiliteti në rajon”, u shpreh ajo.

Xhaçka pranoi se ka ndërkohë “investim të ethshëm nga aktorë të tjerë që shkon në kah të kundërt me vizionin dhe objektivat tona. Përfshirja e tyre është më intensive nga ajo që ka qenë më parë. Objektivi kryesor që kanë zgjedhur për të avancuar axhendën e tyre është nxitja e destabilitetit, në një përpjekje të mirëmenduar dhe e mirëplanifikuar”.