MENU
klinika

Takimi në Berat

Rama për opozitën: Ndaj tyre fitojmë çdo herë

15.03.2019 - 15:45

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Beratit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Në takimin e tij me qytetarët, Rama thumboi opozitën, e cila pasi dogji mandatet, vijon organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi këto, Partia Socialiste i ka fituar gjithmonë. 

“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e kemi me papunësinë, varfërinë, korrupsioni. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për tu shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, nënvizoi Rama.