Një rikthim me humbje për Lionel Messin në kombëtare. Argjentina e ka humbur 3-1 miqësoren të zhvilluar në “Ëanda Metropolitano” ndaj Venezuelës.
Pritej të ishte një festë pas rikthimit të Messi-t në kombëtare, por Venezuela kishte tjetër plan. Ishte Salomon Rondon ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6’ me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.
Pak sekonda para pushimit Murillo ka dyfishuar rezultatin me një gol të mrekullueshëm në hyrje të zonës. Pas pushimit, argjentinasit përmenden duke ngushtuar rezultatin me golin e Lautaro Martinez pas një kundërsulmi të suksesshëm.
Megjithatë, në minutën e 75’ Venezuela vulosi fitoren me golin e Martinez nga pika e bardhë e penalltisë. Një rezultat që nuk pritej, por vuajtjet e argjentinasve vazhdojnë.