MENU
klinika

Champions League

Shënon Ronaldo, Juve shpreson te kualifikimi

12.03.2019 - 21:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit mes Juventus dhe Atletico Madrid në avantazh 1-0 të bardhezinjve, kur kujtojmë që sfida e parë ka përfunduar 2-0 për spanjollët.

Katër minuta i janë dashur Juventus-it për të gjetur golin në “Allianz Stadium” kundër Atletico Madrid me Chiellini-n, por arbitri Kuipers e ka anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak.

Vendimi i gjyqtarit është pasuar nga protestat e lojtarëve bardhezinj, të cilët e kanë rrethuar holandezin.

Por Cristiano Ronaldo ka zhbllokuar ndeshjen kundër Atletico Madrid në minutën e 27-të. Bernardeschi ka krosuar nga krahu i majtë dhe portugezi e ka dërguar topin në rrjetë pas një “fluturimi” që ka kapur në befasi mbrojten mike.

Ndërkohë, Manchester City, pasi ka fituar 3-2 në Gjermani ndaj Schalke-s, po fiton 3-0 në kthim, duke e bërë edhe më të lehtë kualifikimin për në fazën tjetër. Ndërsa Juventus-it i duhet të paktën edhe një gol për në shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN