Humbja që Shqipëria pësoi ndaj Turqisë me rezultatin 0-2 ka rezultuar fatale për trajnerin italian Cristian Panucci, i cili nga ky moment nuk është më trajner i Kombëtares.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp vetëm pak më parë.
Drejtimin e skuadrës për transfertën ndaj Andorrës do ta marrë ndihmës-trajneri Ervin Bulku, i cili do të ndihmohet nga Sulejman Mema. Ditët në vijim pritet që të emërohet edhe trajneri i ri i Kombëtares.
NJOFTIMI I FSHF
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”.