31.03.2019 - 14:36
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot nënstacionin e Krahësit në Tepelenë.
Sipas informacioneve, si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në rrjet është djegur edhe transformatori. Të paktën 1500 abonentë të kësaj zone raportohet të kenë mbetur pa energji për 24 orë.
Forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Mendohet që nesër pasdite të bëhet ndërrimi i transformatorit.
Ndërkohë, specialistët e OSHEE ndodhen në terren.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arsyet e zjarrvënies
Zjarret masive në Mat/ Procedohen penalisht tre persona
Kërkohet ndërhyrja e MM
Burreli nën “pushtetin” e flakëve
Tronditet Vlora